Kërcet arma në Elbasan, breshëri plumbash në drejtim të një makine

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Elbasan, në afërsi të stadiumit të qytetit.

Burime bëjnë me dije se, është qëlluar drejt një mjeti tip “BMË”, që ka qenë në ecje.

Nuk dihen shkaqet e breshërisë së plumbave ndaj mjetit.

Ende nuk ka asnjë njoftim nga policia për këtë ngjarje të rëndë.