Ballina Sport I shënoi gol Juventusit dhe festoi si Ronaldo, CR7 i dhuroi fanellën Uzunit

I shënoi gol Juventusit dhe festoi si Ronaldo, CR7 i dhuroi fanellën Uzunit

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni, mbrëmë realizoi gol në humbjen që ekipi i tij, Ferencvaros, e pësoi me rezultat 2:1 nga Juventusi i Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve.

Golin e shënuar Uzuni e festoi duke e emituar portugezin para syve të tij. Ronaldo është idhulli i futbollistit shqiptar, i cili pati rast ta realizoi ëndrrën në mënyrën më të mirë: Duke e takuar në fushë, duke luajtur kundër tij dhe duke realizuar gol ndaj tij.

Ronaldo e ka parë Uzunin teksa festonte në stilin e tij, festë ajo që bëri jehonë në të gjitha mediat evropiane.

Por me të përfunduar ndeshja Uzuni i ndërroi disa fjalë me Ronaldon, i cili me buzëqeshje ia dha edhe fanellën e tij futbollistit nga Berati.

Exit mobile version