Boçi publikon mesazhet: Qindra mësues dhe nxënës me Covid

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka nxjerrrë dy mesazhe ku qytetarët denoncojnë për raste me COVID-19 nëpër shkolla që mbahen të fshehta.

Ditën e djeshme, ministrja Evis Kushi deklaroi se nxënësit janë më të sigurt nëpër shkolla për shkak se zbatohen përpikmërisht protokollet nga ata dhe mësuesit.

Boçi jep një tjetër panoramë teksa thotë se ky është një mashtrim spektakolar pasi shkollat i janë dorëzuar tashmë pandemisë.

lg.php?bannerid=693&campaignid=91&zoneid=232&loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F385721%2Ffoto boci nxjerr mesazhet shkollat jane dorezuar qindra mesues e nxenes me covid%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.syri

Ai shton se mësuesit që kanë humbur jetën nga COVID-19 janë me dhjetëra, të infektuar me qindra kurse nxënës të prekur nga virusi ka me mijëra.

Postimi i plotë nga Luçiano Boçi

MASHTRIM – 20

Si tha Rama me Ministren e tij fasadë?!

“Shkollat janë vendet më të sigurta se çdo vend tjetër nga covid-19”!!!!?

Mashtrim më spektakolar se ky nuk gjen!

Mashtrim-20 në analogji me covid-19.

Ndërkohë e vërteta është krejt ndryshe.

Mësuesit që kanë humbur jetën janë me dhjetra!

Mësues të infektuar janë me qindra!

Fëmijë të infektuar janë me mijëra!

Dhe asnjë masë financiare të dedikuar ndaj tyre.

Shkollat i janë dorëzuar pandemisë, sepse Rama nuk do të harxhojë asnjë qindarkë për kujdesin ndaj nxënësve, ndaj prindërve të tyre e ndaj mësuesve.

Mjaftojnë këto dy mesazhe mes qindrave, që ngrejnë alarmin për gjendjen në shkolla dhe hedhin poshtë mashtrimet e Ramës dhe fasadës së tij.

auto 127165332 2773220066255162 5983252304201351254 n1606315259

auto 127186553 2773220072921828 7854003093798546524 n1606315259

auto boci fcb1606315260