Basha: Shifrat që fshihen nga Rama janë edhe më të këqija! Duhet ndihmë e menjëhershme ndaj çdo sektori

Voltana  Ademi, Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, priti sot kryetarin e PD-së Lulzim Basha për “të diskutuar për hallet e Shkodrës” siç u shpreh. Znj. Ademi  dha një deklaratë në përfundim të diskutimeve me biznesmenë dhe qytetarë.
Voltana Ademi: Përshëndetje të gjithëve! Ju falenderoj të gjithëve që jeni të pranishëm sot në Shkodër, median. Faleminderit kryetar! Sot ne jemi në Shkodër për të diskutuar për hallet e Shkodrës. Kemi pasur një takim shumë të rendësishëm me biznesin, por diskutuam edhe çështje që lidhen me situatën që kalojmë në pandemi, kushtet e familjeve tona në ndihmë dhe në nevojë ekonomike, kushtet e vështira të biznesit por njëkohësisht edhe sfidën që kemi përpara për ta kaluar pandeminë ,në pamundësinë dhe në mungesën totalisht të një mbështetje që do të ishte e duhur por nuk ekziston nga ana e qeverisë.
Shkodra sigurisht vuan prej disa vitesh problematikën që lidhet me investimet që kanë munguar dhe unë përsëri insistova dhe informova kryetarin, por bëj me dije dhe publikisht atë që unë kam thënë disa herë që në Shkodër mungojnë investimet dhe kanë munguar investimet për shkollat, çerdhet, kopshtet, rrugët, infrastrukturën rrugore në qytet dhe nëpër fshatra, ujësjellsat, për shërbimet publike. Dhe kjo në fakt është bërë me dije çdo vit, por tashmë bëhet edhe më e rëndë në kushtet në të cilat ne kalojmë.
E pavarësisht kësaj bashkia Shkodër përpiqet që të mbështesë atë më ato mundësi që ka, familjet në nevojë, biznesin dhe të ndërtojë vendin e vet duke bërë të mundur që të japë një shembull të mirë të vetë qeverisjes vendore. Unë e falenderoj kryetarin për mbështetjen. Faleminderit që jeni sot këtu në Shkodër dhe që keni mundësinë të ndani edhe opinionin por edhe njëkohësisht mendimin tuaj lidhur me atë çfarë ju keni lexuar dhe diskutuar sot në Shkodër
Lulzim Basha: Faleminderit zonja Kryetare. Një përshëndetje përzemërt përmes medias në Shkodër gjithë qytetarëve dhe qytetareve të Shkodrës është kënaqësi e jashtëzakonshme të ndodhem përsëri në qytetin tuaj të mrekullueshëm në një ditë kaq të bukur por jam shumë i trishtuar nga një realitet që e gjej sa herë që vijë edhe më të rënduar. Edhe në situatën e pandemisë qeveria e ka braktisur Shkodrën dhe shkodranët.
Dje kemi patur regjistrimin e numrit rekord të vdekjeve që kur ka nisur pandemia. Shifrat e vërteta janë edhe më të këqija. Shifrat që fshihen nga Rama janë edhe më të këqija. Në këtë situatë do të duhej të merreshin të gjitha masat për, të parrikthyeshnme që është shëndeti dhe kujdesi i shqiptarëve. Në fakt ka vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kostoja e jetesës është rritur, çmimet janë rritur, papunësia është shtuar, varfëria është shtuar, pamundësia e familjeve shkodrane dhe e biznesit shkodran për të përballuar krizën është evidente siç e dëgjova drejtëpërdrejt edhe nga përfaqësuesit e biznesit të Shkodrës, siç mu bë me dije edhe nga të dhënat e rritjes së papunësisë dhe varfërisë nga kryetarja e bashkisë dhe stafit të saj gjatë takimit që pata në bashki.
Kësaj situate i jepet përgjigje me veprime të vendosura. Duhen vendime të vendosura për t’ju ardhur ne ndihmë familjeve që kanë humbur vendin e punës të kryefamiljarit, që nuk kanë asnjë të ardhur, duhen veprime të vendosura për ti ardhur në ndihmë biznesit, sipërmarrjes, të vetëpunësuarve, biznesit të madh, në mënyrë që mos të vazhdojë nxjerrja nga puna e të punësuarve për shkak të pamundësisë së sipërmarrjes për ti mbajtur ata në kushtet kur nuk kanë asnjë fitim.
Duhet ndihmë e menjëhershme ndaj çdo sektori, duhet ndihmë e menjëhershme ndaj sektorit të shëndetësisë në veçanti sepse këtu në Shkodër numri i infektimeve të raportuara është shumë i lartë dhe përballja në vijën e parë të frontit që janë mjekët e familjes dhe spitali i Shkodrës po bëhen vetëm, ndërtuar mbi sakrificën e mjekëve. Nuk ka asnjë mbështetje nga shteti. Këto janë mesazhet kryesore që dua të jap sot nga Shkodra. Kjo gjendje kolapsi është përgjegjësi e keqmenaxhimit të krizës. Megjithatë kam dhe një mesazh tjetër. Nuk ka pse të jetë kështu dhe nuk do të jetë kështu.
Ne do të ndërtojmë një qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve dhe do ta shërojmë Shqipërinë nga këto plagë të cilat kanë mbi 7 vite të krizës ekonomike, të krizës së gjithëanëshme dhe natyrisht edhe të kolapsit të shëndetësisë dhe do të rikthejmë një shpresë të re për të gjithë familjet Shkodrane për Shkodrën dhe për mbarë Shqipërinë.
Pyetje: A po injorohet zëri i Opozitës,disa herë ju kanë sulmuar kryeministri dhe përfaqësues të qeverisë për propozimet tuaja, ju kanë akuzuar se po përhapni propagandën me armikun më të rrezikshëm në këtë periudhë?
Lulzim Basha: Në qoftë se të kërkosh që paratë të mos shkojnë për inceneratorët dhe korrupsionin qeveritar por të shkojnë për shëndetësinë për mjekët për infermierët për spitalet të shkojnë për familjet që kanë humbur të ardhurat, të shkojnë për të papunët që kanë humbur vendin e punës, të shkojnë për të mbështetur biznesin. Në qoftë se kjo nuk i pëlqen kryeministrit ky është problem i tij dhe vetëm i tij. Ndërsa këto që ne kemi potencuar si Opozitë, si Parti Demoklratike janë problemet e shqiptarëve.
Aa