Basha: Nuk jam këtu të marrë meritat. Njerëzit janë bërë të flasin me vete…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me kryetarin e Komunës Dibër e Madhe (Maqedonia e Veriut), Dr. Hekuran Duka i është përgjigjuer interesit të gazetarëve pë situatën e rëndë nga pandemia.

I gjendur përballë faktit se sot Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit mbylljen e pjesshme të shkollave në 1 dhjetor, Basha tha se ky vendim është pasojë e faktit se qeveria nuk ka një plan dhe pa një të tillë nuk mund të menaxhohet një pandemi.

I pyetur nëse ky mund të ishte një reflektim i mundshëm i qeverisë, Basha theksoi se, refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigja e vetme nga kryeministri Rama përballë planit që PD ka ofruar që prej marsit.

Ndërsa shtoi se “njerëzit janë bërë falsin me vete për shkak të gjendjes së të afërmve dhe shpenzimeve të larta”.

Basha: E mirëpres reflektimin, por nuk jam këtu të marrë meritat. Sot roli im është të kursej jetë njerëzish, shëndetin e njerëzve nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur.

Unë nuk marrë përsipër të bëj komente të marrë përgjegjësinë e ekspertëve. Fakti që ai dje tha shkollat nuk janë vatër infeksioni dhe sot vendos mbyllje të pjesshme, ky aspekt është i rëndësishëm për të kuptuar se nuk ka plan dhe një pandemi nuk luftohet pa plan.

Njerëzit janë bërë të flasin me vete për shkak të gjendjes së të afërmve dhe shpenzimeve të larta. Refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigja e vetme e qeverisë përballë planit që PD ka ofruar që prej marsit.