Pacienti me Covid hyn tek ”Shefqet Ndroqi”, por e dërgojnë sërish në autoambulancë

Autoambulanca të parkuara nga hyrja e pasme tek spitali Covid 2 ”Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Pacientë që presin të lirohet një shtrat. Pacientët që dërgohen pranë këtij ambienti spitalor trajtohen fillimisht në autoambulanca për disa orë, e më pas akomodohen në dhomat e shtrimit.

Një pacient i moshuar, teksa ishte në ambulance, vendosi të heqë tubin e oksigjenimit dhe të hyjë vetë në spitalin Covid 2. Ai nuk gjeti një shtrat të lirë dhe pas disa minutash personeli e pozicionoi sërish në autoambulancë.

Shifrat rekord të të infektuarve kanë detyruar Komitetin e Ekspertëve që të shtrëngojë kufizimet për aktivitetet e ndryshme, ndërsa në pritje mbetet vendmi për një mbyllje apo jo më të hershme se ora 22:00. /A2cnn/