“Numri i të infektuarve me Covid është rritur me 500%”, Berisha thirrje qeverisë: Të mbyllen urgjent shkollat!

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë, që të mbyllë në mënyrë urgjente të sistemit arsimor para-universitar. Sipas Berishës, kjo do të jetë rruga e vetme për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në bazë të analizimit të të dhënave, sipas Berishës nga rihapja e shkollave numri i të infektuarve është rritur me 500 përqind.

Reagimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edhe njëherë, mbyllja e shkollave është urgjence për frenimin e pandemisë! Ato janë sot bomba biologjike te përhapjes se pandemisë. Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve te infektuara çdo dite është rritur me 500%. Vetëm dje u shpallen 17 vdêkje spitalore nga covid19.

Miq, dje ne Shqipëri me një testim me pak se 1:3 pati 795 te infektuar nga covid19 ose 5 here me shume raste se sa me dt. 15 shtator. Po kështu pati dhe 17 vdêkje apo mbi 50% te të gjitha vdêkjeve te tre muajve te pare te pandemisë. Këto te dhëna dëshmojnë se situata e pandemisë ne Shqipëri është jashtë çdo kontrolli dhe po rrok listën me shpejtësi. Duhet mbajtur parasysh se me një testim normal numri i rasteve te infektuara dje do te ishte 2500-3000, dhe po te mos fshiheshin vdêkjet spitalore, numri i te sëmurëve te vdêkur dje nga covid ne spitalet covid dhe ato te rretheve është rreth 36-40, pa llogaritur

këtu vdêkjet e shumta jo spitalore nga covid19 ne te katër anët e vendit numri i te cilave është rreth 90-100.

Pavarësisht nga këto te dhëna me përkeqësim progresiv, kryepidemiologu injorant i Surrelit Edvin Hajdutit ka zgjedhur qe ne krye te radhës mashtrimin dhe manipulimin për trajtimin e pandemisë.

Ne ketë kontekst ai vazhdon refuzimin e mbylljes se shkollave duke ndezur kështu flake pandeminë Covid 19 ne Shqipëri dhe po çon vendin drejt katastrofës. Ne fund te gushtit, por dhe ne fillim te shtatorit duke konstatuar se Shqipëria kishte kushtet me minimale për hapjen e shkollave për nxënësit kërkova shtyrjen e fillimit te vitit te ri shkollor për të parandaluar shndërrimin e shkollave ne bomba biologjike te përhapjes se covid19.

Natyrisht reagimi i kryepidemiologut injorant te Surrelit dhe lakejve te tij ishte se shkollat po i hapim sepse ato i hapen Gjermania, Franca, Italia, Britania etj. E vërteta është ato vende i hapen shkollat por kushtet ne shkollat e tyre ndryshonin me ato te Shqiperisë si dita me natën. Ne shkollat e Shqiperisë nuk ekzistojnë kushtet me minimale mbrojtëse te fëmijëve tanë nga covid 19. Shumica dërrmuese e tyre janë pa ujë, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektant me klasa 45 nxënës dhe ne asnjë aspekt absolutisht ne asnjë aspekt nuk mund te krahasohen me shkollat e Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë.

Përveç këtyre, ne dallim nga te gjitha këto vende Shqipëria ka nivelin me te ulet te testimeve ne Evropë, për rrjedhoje nivelin me te ulet te disgnostikimit, izolimit dhe mjekimit te të sëmurve me Covid-19.

Sot janë me mijra femijë që shkojnë çdo dite ne shkolle me prindër dhe familjare me covid19, të cilët nuk bëjnë dot testin. Sot janë me qindra e qindra mësues te infektuar me covid 19 qe vazhdojnë punën sepse nuk e bëjnë dot testin ose urdhërohen në mënyrë kriminale te fshehin gjendjen e tyre nga narkdrejtorë militant, qe para shëndetit te kolegeve dhe nxënësve vene urdhërat kriminal te kryeepidemiologut të Surrelit dhe lakejve te tij.

Duke denuar si te papergjegjshem e kriminal dhe me pasoja tejet te renda qendrimin e Edvin Hajdutit me mos mbylljen e shkollave, kerkoj mbylljen e menjehershme te tyre ne mbare vendin dhe kalimin e tyre ne sistemin online.