Një tjetër deputet i PS preket me Covid-19

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj raportohet se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Xhafaj ka disa javë që qëndron në izolim.

Me anë të një statusi në Tëitter, thotë se ilaçi më i mirë në këto ditë të vështira ka qenë mbesa e tij Lori, ku shton se “betejat me Covid-in s’janë veç mjekimi, por edhe reflektimi për të kuptuar forcën e dashurisë dhe solidaritetit shoqëror”.

“Pas disa javë izolim për shkak të përballjes me Covid-19, dje ishte një pasdite e bukur familjare. Së bashku me bashkëshorten, ja kushtuam mbesës sonë të ëmbël Lora të cilës i patëm premtuar që do ta zbukuronim bashkërisht pemën festive të fundvitit.

Koha të çlirohemi të gjithë: Politika, media dhe shoqëria civile ku secili prej nesh të mendojë se si t’ua bëjmë këto ditë me më pak stres qytetarëve shqiptarëve, e veçanërisht atyre që kanë aq shumë nevojë për më shumë kujdes dhe mbështetje.

Në vend të kalkulimeve çnjerëzore mbi dinjitetin e viktimave, duhet të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë konomike, përkujdesje sociale, por sigurisht edhe sa më shumë atmosferë festive për dashurinë ndaj jetës. Shqiptarët e meritojnë plotësisht. Veçanërisht fëmijët”, shkruan Xhafaj.