Muka: Vaksina në Shqipëri mund të vijë nga fundi i vitit tjetër, qeveria…

Epidemiologu, Taulant Muka në një intervistë ka treguar se për shkak të kërkesës së madhe globale, vaksina mund të mbërrijë në Shqipëri në fund të vitit të ardhshëm.

Muka ka vijuar më tej, duke shtuar se duhet të krijohet një strategji e menaxhimit të situatës.

Muka: Është shumë e rëndësishme që për qeverinë shqiptare që ka një politikë ekonomike të dobët të shikojë më afatgjatë dhe të mos i varë shpresat te trajtimi, lockdowni dhe të gjitha në fund dështuan.

Vaksinat mund të vijnë nga fundi i vitit tjetër, sepse është një kërkesë e madhe globale. Të gjitha shtetet do të kërkojnë vaksinën, e gjithë bota sepse është një element shumë i rëndësishëm i shëndetit publik.

Nëse marrim gripin, ai është në mutacion çdo vit. Kështu që vaksina e 2018 nuk shërben për gripin e 2019 apo 2020. Nëse do të marrësh virusin SARS/ Cov2, vaksina që ti do të marrësh ndoshta nuk do të jetë aq efektive vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër duhet të zgjedhësh edhe strategjinë. Nëse unë dhe ti jemi të shëndetshëm, nuk ka pse vaksina të bëhet me detyrim. Ndoshta grupmoshat që janë më të rrezikuara dhe për rrjedhojë kërkohet një kampion më i ulët, duhet të krijojnë një strategji dhe të mos kopjohet nga shtetet e tjera. /oranews