Berisha publikon videon: Derrat e kënaqur nuk duan t’ja dinë për të tjerët!

Edi Rama vazhdon të mashtrojë shqiptarët lidhur mbi situatën e përkeqësuar të pandemisë, ndërsa çeta e tij e makeup artistëve përpiqet t’u mbushë mendjen se ‘këto jashtë bëhen edhe filma’, ndërkohë që të sëmurët rrinë në ambulance për orë të tëra në dyert e spitaleve.

Me divizën ‘Të na rrojë Partia’, SulltanKallamTv shfaq edhe filmin më të fundit të Ramës që çirret për skenare suksesesh imagjinare.

Ky film i shkurtër është publikuar edhe nga ish-kryeministri Berisha.

‘Derrat e kënaqur shohin vetëm grazhdin e tyre, nuk duan tja dinë për të tjerët! Ndiqeni dhe shpërndajeni këtë video sipas dëshirës. sb’, shkruan Berisha.