Ballina Kryesore Kryetari i Mitrovicës hedh poshtë shpifjet e Ramës: “Janë trillime të ulta,...

Kryetari i Mitrovicës hedh poshtë shpifjet e Ramës: “Janë trillime të ulta, Basha, nip Kosove”

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bahtiri rrëzoi sot publikisht shpifjet e Ramës në drejtim të Bashës duke i konsideruar ato “si shpifje nga fillimi në fund”. Bahtiri tha pas një takimi me Kryetarin e opozitës, shqiptare në selinë e PD se “Basha është nip Kosove”.

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA DHE KRYETARIT TË KOMUNËS SË MITROVICËS, AGIM BAHTIRI

Lulzim Basha: Kam kënaqësinë të mirëpres sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës zotin Agim Bahtiri. Si qytetar nderi i Mitrovicës, dua së pari t’i shpreh mirënjohje dhe falënderimet më të sinqerta për vizitën e tij, por edhe për mikpritjen e ngrohtë që më rezervoi gjatë vizitës time zyrtare në Kosovë, para disa muajsh. Kemi folur për sfidat e mëdha me të cilat po përballet sot Kosova, dhe domosdoshmërinë për një përgjigje të bashkuar për interesat e Shqipërisë e të Kosovës në interesat kombëtare dhe solidarizimin me Kosovën, me qytetarët, me institucionet e Kosovës për përballjen në këto sfida.

Agim Bahtiri: Sot kam ardhur të vizitoj mikun tim dhe qytetarin tim për arsye se për punën dhe kontributin që ka bërë për Kosovën, unë e kam shpallë Qytetar nderi zotin Lulzim Basha. Dhe kam ardhur ti jap një përkrahje maksimale për të gjitha sfidat që po kalon vendi, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Prandaj edhe të bëj një apel, te gjithë krerëve të partive politike, qofshin në Shqipëri edhe në Kosovë që të bashkohemi sot si një trup për arsye se kemi një tragjedi në Kosovë të cilat po Kosova është në situate tejet të keqe dhe brenguese për arsye se çlirimtarët tonë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës sot po trajtohet në Hagë padrejtësisht.

Prandaj shpifjet më të ulëta që i bën dikush me qëllime të caktuara, nuk i takojnë Bashës dhe për atë jemi këtu që të mbrojmë deri në fund në emër të gjithë qytetarëve të Mitrovicës por edhe shumë qytetarë të tjerë te Kosovës sepse e kemi nip dhe si i tillë ka dhënë një kontribut të veçantë për Kosovën dhe unë e falenderoj përzemërsisht por njëkohësisht i uroj dhe sukses në punën e tij të palodhshme dhe kontributi i tij nuk harrohet në Kosovë dhe shpifjet e dobëta prej disa njerëzve që nuk dua të përmend emra po janë tê ulëta dhe janë të shpifura prej punët deri këtu.

Lulzim Basha: Faleminderit zoti kryetar. Gjatë vizitës, kemi pasur nderin të kemi një aktivist 31-vjeçar të të drejtave të njeriut, me personalitet të të drejtave të njeriut për Mistrovicën, Kosovën dhe gjithë botën shqiptare, zotin Halit Barami, të cilin dua po kështu ta përshëndes dhe ta falënderoj që i është bashkangjitur delegacionit të kryetarit Bahtiri. Dhe ju falënderoj ju zoti Bahtiri që sollët në këtë vizitë edhe zotin Barami.

Një person me kontribute të jashtëzakonshme në dokumentimin e dhunimit sistematik të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe në veçanti, në dokumentimin e spastrimit etnik dhe gjenocidit në zonën e Mitrovicës, një ndihmë e jashtëzakonshme që ka dhënë për zbardhjen e këtyre krimeve të përbindshme dhe vënien e disa prej përgjegjësve para drejtësisë.

Faleminderit shumë!

Exit mobile version