Ballina Kryesore Deklarata e fortë e Bashës: Pjestarë të familjes time, dëshmorë në luftën...

Deklarata e fortë e Bashës: Pjestarë të familjes time, dëshmorë në luftën e UÇK-së

Kryetari i opozitës, Basha deklaroi publikisht se pjestarë të familjes së tij në Drenicë kanë rënë dëshmorë në luftën e UÇK-së. Basha tha se rrënjët e familjes së tij janë në Drenicë, por ai u shpreh se kurrë nuk e ka përdorur këtë për interesa personale.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pohuar në studion e emisionit “Opinion” se dy herë ka qenë i përfshirë ne hetime lidhur me çështjen e krimeve në Kosovë; kur u ngrit aktakuza ndaj Milosheviçit dhe një hetim të krimeve të paramilitarëve serbë në Mitrovicë.

“Dy hetime kam bërë: Kam qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti aktakuzën kundër Milloshevitit në vitet 1998-99 kam punuar në ngritjen e padisë, që kam çuar para drejtësisë kasapin e Ballkanit.

Në Mitrovicë në vitet ‘2000 në atë që njihet lagja Boshnjake, kam hetuar disa krime të bëra nga paramilitarët serbë. Në këto dy hetime kam ndihmuar me rolin tim në organizata ndërkombëtare”, u shpreh Basha duke mohuar kategorikisht të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.

Exit mobile version