Ish-ministri i PS: Ja pse Edi Rama e urren Kosovën!

Serbia North Macedonia Albania

Një nga ish-eksponentët më të rëndësishëm të Partisë Socialiste, ish-ministër dhe prefekt i Tiranës, Taulant Dedja ka lëshuar akuza të forta kundër Edi Ramës.

Duke komentuar debatin e fundit propagandistik të hapur për ngjarjet e zhvilluara gjatë genocidit serb, ai shkruan se ka dijeni që Edi Rama gjithmonë e ka urryer Kosovën.

EDI RAMA E URREN KOSOVËN

Sot qeveria shqiptare, për fat të keq drejtohet nga personi i cili sipas dijenive të mia, është i vetmi politikan shqiptar i tranzicionit qe e ka urryer gjithmonë Kosovën.

Më kot lodhet të bëjë pis liderin e opozitës që në kohën e luftës apo pas saj, e vetmja gjë që kishte në dorë ishte përkthimi. Edi Rama dije se e ke prerë biletën! Te fala ke nga ai, të cilit një ditë para se ta niste qeveria në Tropojë në vitin 1998, më 12 Qershor në Hotel Dajti iu drejtove me shprehjen “Të rroni vetë”!

Ndërkohë, me keqardhje konstatoj këto ditët e fundit se edhe njëherë tjetër, keqpërdorimi i Kosovës dhe luftës së UÇK për qëllime politike në Tiranën “londineze” është kthyer në “folklor” të pështirë dhe të rëndomtë.

Për t’i bërë shërbimet e radhës antikombëtarit Edi Rama kanë nxjerrë të gjithë lugën nga brezi dhe hanë me nder… njerëz që nuk dinin si shkohej në kufirin Verior dhe atje ku bëhej luftë në vitet 1998-1999, apo që e zbuluan atë pasi ndërhynë forcat e NATO-s nga toka dalin e bëjnë ekspertin, si xha Beqo te filmi “Kapedani” që “luftoi” 6 muajt e fundit kundër gjermanit. Vemje të ndyra, shërbëtorë të fëlliqur!