Ylli Rakipi: Ramës po i mbarojnë edhe sajesat, akuzat ndaj Bashës janë “Fake News”!

Gazetari Ylli Rakipi ishte i ftuari i moderatores Juli Krisafi në edicionin e mbrëmjes në SYRI TV.

Ai i quajti të turpshme akuzat që po i bëhen kreut të opozitës, Lulzim Basha nga Edi Rama dhe televizionet që i shërbejnë atij. Sipas tij, këto akuza janë lajme të rreme. Rakipi tha se Ramës po i mbarojnë edhe sajimet.

“Ky është një fake news. Unë shikoja gazetarë, që kanë ndenjur në Perëndim dhe thoshin që këto i ka thënë Ëikipedia. E kupton sa serioz është ky gazetar?

Kjo është të bësh punën e të gjithë atyre që fshihen pas këtij inskenimi ndaj UÇK-së. Është kaq e trashë kjo histori sa është e turpshme. Kjo është aq qesharake sa tregon se Edi Ramës po i mbarojnë edhe bateritë e këtyre sajimeve që po i hedh medias të merren me kotësi.

Ky është një fake news. Ky është një kryeministër që gjoja lufton lajmin e rremë dhe fabrikon lajme të rrema nga mëngjesi deri në darkë.

Regjimet në thelbin e tyre kanë manipulimin. Opozitës i bie një detyrë që të jetë shumë e aftë për të goditur këtë manipulim. Kjo qeveri manipulon jo vetëm mediat, por edhe ndërkombëtarët për një pjesë të rëndësishme të problematikave në Shqipëri.

Kësaj qeverie dhe zotit Rama i kanë mbaruar sajimet, se argumente nuk ka pasur me kohë,” tha Rakipi.