Ballina Sport Panik tek Kombëtarja para ndeshjes decizive me Bjellorusinë, preket me Covid-19 mbrojtësi...

Panik tek Kombëtarja para ndeshjes decizive me Bjellorusinë, preket me Covid-19 mbrojtësi kryesor

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Exit mobile version