Njeriu që keqpërdor Rama qenka i rrjedhur, Milaimi: Komunikoj me të vdekurit, një natë i mora duhanin…

Dëshmitari që filmoi masakrën e Krushës, Milaim Ballanica, që tashmë deklaron nëpër ekrane televizive në Shqipëri, se kasetën i’a ka dorëzuar Lulzim Bashës, rezulton një personazh mjaft i trazuar.

Ai ka rrëfyer për emisionin “Frontal” në T7, se komunikon me të vdekurit dhe se pi duhan me ta. Madje Bellanica deklaron se në një rast, i’a ka marrë duhanin një të vdekuri…

“Çdo ditë më thonë si po shkel mbi gjakun tonë. Flas me ata, komunikoj me të vdekurit. Edhe pi duhan. I kam marrë duhanin, i kam thënë si nuk qohesh me pi duhan, ja kam marrë duhanin. Çdo ditë më thonë a të kujtohet kur ma more duhanin?”, deklaroi ai për emisionin në T7.

Bellanica thotë se edhe e ëma, e ka parë teksa komunikon me të vdekurit!

“E shoh trupin e tijna, vjen trupi e shoh, flas me ta. Dy herë nana me ka nxa tu folë me të vdekurit. Gjithkujt i duket absurde, por mua më ndodhin”, shtoi ai.

Në Shqipëri, është ngritur një furtunë në gotë, nga mazhoranca dhe mediat pranë saj, lidhur me këto “rrëfime” të Bellanicës, në një përpjekje për të shpallur Lulzim Bashën, si një person që ka punuar kundër UÇK-së. Madje, Taulant Balla, ka paralajmëruar edhe një komision hetimor për këtë çështje, ngaqë ai është njeriu që ndërton çdo Komision Hetimor që i duhet partisë.

Ndërkohë, Shqipëria gjendet në një situatë kaotike, nga pandemia e Covid-19, por fokusi kryesor i qeverisë këto ditë, janë vitet e rinisë së Lulzim Bashës dhe dëshmitë e një njeriu që komunikon me të vdekurit…

/TPZ.al/