Më 25 prill të rinjtë do t’i përgjigjen Betonieres së Tiranës…

“Më 25 prill të rinjtë do t’i përgjigjen Betonieres së Tiranës Erion Veliaj, dhe talljes 4-vjeçare që i bëri Kasharit”, tha Belind Këlliçi, Kryetar i FRPD, gjatë një takimi me strukturat e këtij forumi.

Duke kujtuar premtimet e Veliajt, Këlliçi tha se më 26 tetor 2017, Erion Veliaj foli për krijimin e një Zone të Lirë Ekonomike në Kashar, 1 vit më vonë, 7 dhjetor 2018, foli përsëri për krijimin e një Zone të Lirë Ekonomike në Kashar, 15 mars 2019, përsëriti veten, më 18 qershor 2019 u kujtua sërish të fliste për një Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik në Kashar dhe 4 muaj më pas, më 18 tetor 2019, iu rikthye avazit të gënjeshtrës në fjalimin e tij për hapjen e ZTZHE-së Kashar brenda vitit 2020, ku do të ofrohen 5000-7000 vende pune.

“4 vjet, 4 deklarata të ndryshme, 4 vjet në vend-numëro, 1 mandat në vend-numëro!

Diku thotë “Do shfrytëzohen 80 hektarë”; pas disa kohësh, si gënjeshtari që harron ç’ka gënjyer thotë 60 hektarë, pastaj flet për 35, por që mund të arrijë në 150 hektarë. Mashtrues me patentë ndërkombëtare! Të dytë nuk ka si ti.

Për t’ju informuar, aktualisht në Shqipëri kanë marrë statusin e ZTZHE dy zona, ajo e Spitallës dhe ajo e Koplikut. Ndonëse kanë marrë këtë status, asnjë nga këto zona nuk është ende funksionale.

Ku jemi? Hiçgjëkundi!

Ndaj 25 prilli që po afron, është momenti më i volitshëm, që Shqipëria t’i tregojë vendin buzëqeshjeve hipokrite të Erionit, dhe spektakleve të tij me fjalime entuziaste për projekte që s’fillojnë kurrë”, shprehet Këlliçi.

kk