Kam informacione të brendshme/ Mjeku përplaset me deputeten e PS: Vetëm dje kanë ndërruar jetë 10 veta,ministria tha 6 persona

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” në Fax News nën moderimin e gazetares Juela Meçani, po diskutohet në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Të ftuar në studio janë deputetja e Partisë Socialiste Klodiana Spahiu si dhe kreu i departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike Gazmend Koduzi.

Koduzi deklaroi se vetëm një ditë më parë kanë humbur jetën 10 persona, megjithëse në buletinin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë thuhej se kanë ndërruar jetë 6 persona.

Po ashtu edhe rritjen e pagave të bluzave të bardha, Koduzi e cilësoi si një vendim politik, gjë që u kundërshtua nga deputetja socialiste.

Nga ana tjetër Klodiana Spahiu tha se për çështje elektorati nuk u rrit pagat mjekëve, por pensionistëve, duke mohuar se ky është një vendim politike.

Më tej Spahiu shtoi se situata e epidemisë së Covid-19 duhet të bënte bashkë opozitën edhe qeverinë.

Koduzi: “Vetëm dje kanë humbur jetën 10 persona, ndërkohë që në buletinin zyrtar thuhet se kanë vdekur 6 persona. Kam informacione të brendshme. Ne si opozitë kemi folur gjithmonë me fakte. Më vjen keq që sot një nga vendimet kryesore një nga vendimet ishte të mos kishte grumbullime të partive politike. Çështja e rritjes së rrogave të personelit, mjekësor. Mjekët janë nënvlerësuar në Shqipëri dhe çështja e rritjes së pagave është vendim politik. Ne jemi për më shumë.”- tha Koduzi.

Spahiu: E kam dëgjuar këtë variant tuajin, për mua përderisa nuk është zyrtar ky është i juaji. Fatkeqësia e madhe është se epidemitë ndodhin një herë në 100 vjet. Ne duhet të na bënte bashkë kjo situatë për të përballuar këtë situatë, që konsiderohet si situatë luftë. Të gjithë anëtarët e komunitetit ju i njihni shumë mirë dhe janë njerëz që nuk kanë ngjyrim politik.

Ne kemi tri strategji të cilat i kemi ndjekur, ishte strategjia e parë e karantinës. E dyta ishte rihapja e domosdoshme për ekonominë dhe strategji, e treta është kjo e përballjes me virusin. Unë mendoj se çdo hap që është ndërmarrë ka qenë i mbështetur në të gjitha gjërat që kanë kaluar.

Po të më pyesësh mua ato mjekët meritojnë 100% rritje pagash, për elektorat nuk i rrit rrogat personelit mjekësor, por pensionistëve, se ato të japin vota. Unë besoj se hapat që janë marrë dhe hapat e rëndësishme, ka qenë për të forcuar ato kapacitete që sot mund të na kishin lënë në baltë. Nëse ne nuk do të kishim fuqizuar spitalet Covid, dhe spitalet rajonale për ti bërë gati për këtë moment, ne nuk do të kishim arritur.

Pa fuqizimin e kapaciteteve spitalore, pa fuqizimin e mjekut të familjes, kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme, për çdo qeveria që e përballon. Ne nuk e dimë se çfarë na pret.

Nuk jemi në përudhën më të vështirë dhe këtë nuk e them unë, por e thonë ekspertët. Kjo ishte një situatë që duhet të na bënte bashkë. Sot që ne flasim në spitalet Rajonale Urgjencat përballohen në një fluks të shtuar. Na duhet të shtojmë kapacitete për të përballuar një fluks më të lartë.