Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan në një postim në Twitter se 60 shqiptarë vdiqën këtë javë nga virusi, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij.
“Mbi 60 njerëz vdiqën këtë javë nga virusi, mbi 60 familje të dërrmuara po qajnë dhe vajtojnë sonte të dashurit e tyre, ndërsa kryeministri i pandjeshëm dëfrehet duke bërë meme në Instagramin e tij. Ditë e trishtuar për vendin tonë!”, shkruan Basha.