Ballina Aktualitet Akset kombëtare rrugore pas orës 22:00 në duart e bandave me maska...

Akset kombëtare rrugore pas orës 22:00 në duart e bandave me maska dhe uniformë policie!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, pas orës 22:00 akset rrugore ndodhen në duart e bandave me maska dhe uniformë policie.

Qytetari shkruan se, në orën 22:00 do shkoja në punë në minierë, tek varrezat e qyetit në Qaf Buall ishin ndalur dy makina benz 220 ngjyr të zeza me xhama të zinj pas dhe 6 persona të veshur me uniforma policie, të maskuar dhe me kallasha në duar.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Akset kombetare rrugore pas ores 22:00 ne duart e bandave me maska dhe uniforme policie!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Mirmbrema Dr.Sali Berisha

Po ju drejtohem ju sepse shteti shqiptar ka perfunduar. Dhe se pervec se te ju skemi zgjidhje tjeter

sonte rreth ores 20:10 po udhetoja nga klosi per ne Bulqize pasi isha te nje miku im. dhe po ktheheshim per ne shpi pasi ne oren 22:00 do shkoja ne pun ne minier. tek varrezat e qyetit ne Qaf Buall ishin ndalur dy makina benz 220 ngjyr te zeza me gjama te zinj pas, Dhe 6 persona te veshur me uniforma policie dhe te maskuar me kallasha ne duar.

Njeri prej tyre me nxorri tabelen e policis per tu ndaluar, Une hapa krahun ndalova pasi besova qe ishin policia, Njeri prej tyre mu afrua tek xhami dhe me tha ‘Zotri mirmrama jemi forcat speciale te policis’ ne kete moment drejt meje kishte 3 automjete te tjera qe po vinin rastesisht dhe personi per tu vonuar deri sa te kalojn 3 automjetet me kerkoi dekomentat e makines, ja dhash dekomentat dhe bente sikur i shikonte, me kerkoi te zbrisja nga makina se bashku me vellain zbritem me duart lart per kontroll dhe personi futi doren ne xhep dhe me mori portofolin nderkoh vellain tim po e kontrollote nje tjeter, Edhe vellait ja mori portofolin dhe i futen ne xhepat e tyre.

Ne kete moment une ju thash qe cfar beni kshu si mund te na merrni sendet personale, sapo fola u afruan 4 persona te tjer dhe na than mos flisni se ju vram, ne kte moment na moren telefonat dhe na drejtuan kallashat dhe filluan duke hecur mbrapa deri tek makinat e tyre, Hypen ne makina dhe u larguan ne drejtim te qafes bullit automjetet kishin fenelina policie ne xham.

Dhe targa qe lexonin ‘policia’ kjo me beri qe une te ndaloja pasi i pash dhe me uniforma mendova se jane operacionalia pasi ata e di qe mbajn edhe automjete civile…nuk eshte problemi i parave qe na moren sepse se bashku me te vellait 200 mij lek te vjetra kishim, por me vjen keq per telefonat sepse kam pasur shum kujtime ne te. shpresoj qe ta shperndajsh qe dikush tjeter te mos ket te njejtin fat si ne, kjo eshte narkopolicia e Bulqizes qe flejn gjum dhe krimi ben dasem.. anonim te lutem

Exit mobile version