Vaksina 3D, si shumë 3D të tjera!

PhD Ilir PECNIKAJ
Thirrjet patetike të kryeministrit janë sikur ai është “mesia” dhe ka ardhur të shpetj kombin shqiptarë nga një e keqe, që për të është edhe më e madhe se covid,… nga opozita, ani pse ai ka rreth 8 vjet në qeveri dhe i është ngjitur ketij populli, si “macje në atributet e demit” dhe nuk i shkitet, të pakten deri në 25 prill…
Deri në këtë datë kemi për të parë e për të dëgjuar mijra projekte dhe deshira të cilat do të realizohen veçse në 3D.
Një të tillë dje e realizoj në parlament, për të cilin paska paguar edhe kaparren tek COVAX, për vaksinën covid…
Edhe sikur PFIZER, sasinë prei rreth 1. 5 miliard të premtuar per vitin e ardhshem 21, ta prodhojë vetëm për Shqipërinë, kjo qeveri nuk ka asnjë struktur për ta pritur këtë vaksinë.
Kjo vaksinë është vaksina e parë në histori e njerzimit që është me bazë RNA dhe që kerkon kushte specifike ruajtje dhe transporti. Ajo duhet të ruhet dhe transportohet në – 80°C.
Nuk kemi apsolutisht asnjë struktur të tillë në Shqipëri. Edhe shtamet virale i ruajm në tempratura dei ne max – 50°C, të cikat kërkojnë frigorifer disa litersh….
Covax është një entitet (keshtu i pelqen rilindjes ti quajmë tani, entitete) pranë OBSH dhe që pretendon se do siguroj rreth 20% të vaksinave për vendet e treta, afrik qendrore, azi lindore e nder to dhe Shqiperia.
Mendojni për një çast se çfarë strukture do na duhen, sikur COVAX të na siguroj këtë sasi… (20% = 600.000 dozë)…
Çfarë mjete transporti dhe vende ruajtje…
Kjo qeveri nuk është në gjendje të zhbllokojë një tender 5milion € të cilin MSH e ka bërë që në korrik dhe nuk është levruar amoma për PPE (materialet mbrojtese per mjeket). Ka shumë, që për tu mbrontur për këtë, thonë : – ne i kemi plot spitalet me PPE. Atëherë këta komit(etas) ose GËNJEJNË, ose këtë tender e kanë bërë për të zhvatur edhe këtë sasi parash nga xhelat e popullit në kohë pandemie.
E njëjta gjë, të dashur miq do të ndodh edhe me shumë projekte të tilla 3D që kemi pas dhe do të kemi në të ardhmen….
MOS HARRONI “RUAJU TË TË RUAJ” , thotë krijuesi.
1) HIGJIENË
2) DISTANCIM
3) KU NUK MUNDENI PËR DISTANCIM, MASKËN.
Sa për detyrat e MSH dhe komit(etit) – ve të saj, TESTO, GJURMO, KURO… këta e kanë humbur rrugën në oborr të shtëpisë
Zoti qoftë me ne!!!