Sulmet e Ramës janë shenjë fitoreje për PD!

Nga Alban DACI

Rama në mënyrë tipike komuniste ka sulmuar vazhdimisht PD e kjo dëshmon qartë faktin e mungesës së vizioneve për qeverisjen
Menjëherë pas zgjedhjeve të 2013 vazhdoj me lojën se fajin e ka Saliu e në fakt edhe pse po mbaron mandatin e dytë e po kërkon një mandat të tretë, përsëri sa herë është në hall kërkon fajin tek “Saliu”

Pra, sulmi i parë ka qenë “fajin e ka Saliu”.
Sulmi i dytë ka qenë ideja se “PD ka mbaruar”. Këtë e ka bërë, jo vetëm duke e sulmuar drejtpërdrejtë PD, por edhe duke krijuar. Megjithatë me procesin e fundit të zgjedhjes së kandidatëve, PD është më e fortë se kurrë e dëshmon qartë, se ajo mbetet një parti pro proceseve demokratike duke dhënë shembullin e saj në organizimin e brendshëm si model demokracie.
Ai krijoj “Opozitën e dytë”. Më këtë dytin pati dy qëllime:

1. Denigrimin e padrejtë të PD duke e paraqitur atë me standardin e mandateve jo legjitime në Parlament
2. Duke legjitimuar pushtetin e tij me një opozitë jo legjitime. Në fakt me krijimin e “Opozitës” se dyti, Rama dha një kontribut të rëndësishëm për pastrimin e PD nga figura të padenja që ndryshe nuk do të kishte mundur t’i largonte
Sulmi i tretë dhe i vazhdueshëm është kundër Bashës, duke u munduar me kapur lapsuset e tij për ta paraqitur atë si të paaftë për të qenë lider.

Në fakt, të gjitha sulmet po i kthehen në boomerang po Ramës, sepse tashmë është bere aq i urryer tek njerëzit, sa nuk i besojnë më në asgjë. Sulmet e vazhdueshme të Ramës kundër PD dhe Bashës, nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë rritur besimin e njerëzve tek PD dhe po ashtu u është forcuar bindja atyre, se Rama është më një orientim të qartë autoritar.
Sulmet e Ramës dëshmojnë dy të këqija të medha:

1. Ai nuk është lider që merr përgjegjësitë që i takojnë, por kërkojnë t’i shkarkoj tek Opozita. Pra, një lider pa vizione, por edhe pa kurajë për të pranuar dështimet e tij

2. Orientimin e tij për të qenë autoritar, e për pasojë jo vetëm kërkon ta deligjitimoj Opozitën, por kërkon ta eliminojnë ta zëvendësoj në tavolinë, ashtu siç bëri me mandatet e dyta duke krijuar një “Opozitë” fiktive!

Sulmi i fundit dhe më qesharaku që askush nuk e beson është sulmi ndaj Bash në lidhje me Kosovën e UÇK. Në fakt Basha nuk ka bërë asnjë marrëveshje me asnjë drjetues në Serbi në dëm të Kosovës. Aq shumë qesharak është ky sulm sa po bëhen barsaleta edhe nëpër Facebook.

E fundit fare: sipas propagandës së pushtetit, Basha ka vënë edhe maskë e ka bere edhe arrestime në Kosovë. E mendoni një person si Basha me mask në rolin e forcave Renea për të bërë arrestime. Kjo e fundi ndeshkon lajthitjen me të madhe se situatën e rënduar psiqike të njerëzve të pushtetit, sepse humbjen nuk e kuptojnë si pjesë të demokracisë, por si një luftë!