Ballina Sport Presidenti i UEFA-s kundër Superligës Europiane

Presidenti i UEFA-s kundër Superligës Europiane

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka kritikuar ashpër idenë e Superligës Evropiane dhe atyre që janë duke tentuar ta bëjnë këtë gjë.

“Kësi lloj gjërash ka pasur edhe më herët në futbollin evropian por tani në mes të pandemisë së koronavirusit nuk kam kohë të merrem me këto gjëra”, ka thënë fillimisht kreu i shtëpisë së futbollit evropian.

“Për mua Superliga Evropiane është jashtë pyetjeve”, shtoi Çeferin.

“Është ëndërr e dy apo tre drejtorëve të klubeve të cilëve nuk ju intereson për solidaritetin. Atyre nuk ju intereson asgjë tjetër por vetes së tyre edhe në rast se i dëmtojnë klubet e tyre. Por, nuk besoj që do të arrijnë ta realizojnë atë”, shtoi ai.

“Ideja nuk është serioze, është alarmuese mënyra se si ish-presidenti i Barcelonës e pranoi, por unë besoj që ka qenë më shumë si ide politike se sa serioze”, vazhdoi presidenti i UEFA-s.

“Prioriteti gjithmonë ka qenë shëndeti, është me e rëndësishme se çdo industri, përfshire edhe futbollin”, përfundoi Çeferin.

Exit mobile version