Ballina Kryesore Infektimi në shkolla rritet me 400% nga 15 shtatori, Berisha kërkon mbylljen...

Infektimi në shkolla rritet me 400% nga 15 shtatori, Berisha kërkon mbylljen e tyre

Sali BERISHA

Shkollat bomba biologjike te Covid19.
Mbyllja e shkollave eshte urgjence e urgjencave!
Nga 15 shtatori gjer sot numri i rasteve te infektuara cdo dite eshte rritur me 400%.
Miq, urdheri i Xhahilit te Surrelit, Edvin Hajdutit per hapjen e shkollave me 15 shtator po ndez flake pandemine covid 19 ne Shqiperi dhe çon vendin drejt katastrofes.
Para dy muajve, i bindur se ne Shqiperi ne gjendjen e pandemise nuk ekzistonin kushtet me elementare per hapjen e shkollave per nxenesit, kerkova shtyrjen e fillimit te vitit te ri shkollor per te parandaluar shnderrimin e shkollave ne bomba biologjike te perhapjes se covid19.
Natyrisht reagimi i xhahilit te Surrelit dhe puthadoreve te tij ishte se shkollat po i hapim sepse ato i hapen Gjermania, Franca, Italia, Britania etj.
E verteta eshte se, vertet ato vende i hapen shkollat por, ne shkollat Shqiperi nuk ekzitonin kushtet mbrojtese me elementare te mbrojtjes nga covid19. Shumica derrmuese e tyre jane pa uje, pa mjediset e duhura higjeno sanitare, pa dizinfektante, me klasa 45 nxenes dhe ne asnje aspekt absolutisht ne asnje aspekt nuk mund te krahasohen me shkollat e Gjermanise, Frances, Britanise, Italise.
Perveç ketyre, ne dallim nga te gjitha keto vende, Shqiperia ka nivelin me te ulet te testimeve ne Europe per rrjedhoje nivelin me te ulet te diagnostikimit, izolimit dhe mjekimit te te semurve me covid19.
Keshtu, shkollat u hapen por pas hapjes se tyre brenda dy muajve u katerfishuan rastet e infeksionit ditor ne vend sepse ato jane shnderruar ne bomba biologjike me potencial katastrofal per perhapjen e pandemise.
Sot jane me mijra femije qe shkojne çdo dite ne shkolle me prinder dhe familjare me covid19, te cilet nuk bejne dot testin.
Sot jane me qindra e qindra mesues te infektuar me covid 19 qe vazhdojne punen sepse nuk e bejne dot testin ose urdherohen ne menyre kriminale te fshehin gjendjen e tyre nga narkodrejtore militante qe para shendetit te kolegeve dhe nxenesve vene urdherat kriminal te Xhahilit te Surrelit dhe puthadoreve te tyre.
Duke denuar si te papergjegjshem dhe me pasoja tejet te renda qendrimin e Edvin Hajduti dhe ndrikull Hajnise per vazhdimin e mesimdhenies me pranine e nxenesve ne shkolla, kerkoj mbylljen e menjehershme te shkollave ne mbare vendin dhe kalimin e tyre ne sistemin online.

Exit mobile version