Ballina Politikë Dash Shehi: Duhet të dalim në terren. Nuk është çështja për një...

Dash Shehi: Duhet të dalim në terren. Nuk është çështja për një rotacion, por për përmbysjen e një sistemi që na ka lënë jashtë Europës

Kreu i LZHK, ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuari i mbrëmjes i Juli Krisafit në SYRI TV komentoi fillimisht buxhetin e miratuar në Kuvend.

“Ky është një buxhet i gënjeshtërt. Brenda kësaj gënjeshtre të madhe ka një dëshirë abuzive, pasi një pjesë parash do shpenzohen para zgjedhjeve. Paratë do ‘prenotohen’ për miqtë e qeverisë dhe të kryeministrit, për miqtë e partisë për të blerë vota,” tha ai.

“Në këtë vit të çuditshëm këta kanë vendosur të rrisin të ardhurat me 7 përqind, kur mesatarja vjetore ka qenë dy përqind. Paratë e buxhetit shkojnë për oligarkët. Shifrat e qeverisë janë të pabesueshme.

Ata thonë se janë investuar qindra milionë në shëndetësinë shqiptare, por nuk i shoh këto para. Aq më tepër që pandemia i nxori zbuluar. Shikoj një mani për shpenzime të mëdha”, tha Shehi.

I pyetur në lidhje me listat me të cilat do garojë opozita, Shehi tha se ai vetë nuk puqet kurrë me të majtën.

“Dëshira ime ishte që e gjithë opozita të ishte bashkë. Këtë duhet ta sigurojmë nëpërmjet një marrëveshje të madhe politike. Kjo është strategjia politike. Taktika pastaj është se mund të dilet me një listë ose dy lista.

Nëse do ndahemi në lista, ne do hyjmë në listën e PD. Kjo histori duhet mbyllur brenda këtij muaji dhe gjithsecili duhet t’i drejtohet terrenit. Këtu nuk është çështja për një rotacion, por përmbysjen e një sistemi, që na ka lënë jashtë Europës”, tha Shehi.

Exit mobile version