Ballina Aktualitet Banorët e Durrësit: Atë që s’na e bëri tërmeti, po na e...

Banorët e Durrësit: Atë që s’na e bëri tërmeti, po na e bën shteti

Banorët e Pallatit nr.784 në lagjen nr.16 të qytetit të Durrësit denoncojnë se procesi i rindërtimit të shkollës “Qemal Mici” ka dëmtuar objektin ku jetojnë.

“Atë që s’na e bëri tërmeti, po na e bën shteti”, shprehet banori.

Ata thonë se pallati i rezistoi me dëme të lehta tërmetit të 26 nëntorit, por jo hapjes së themeleve për shkollën që po ngrihet ngjitur më të.

“Është hapur pallati brenda nga punimet që na bëjnë këtu për ndërtimin e shkollës. Janë çarjet nga punimet që po bëhet shkolla. Na kanë rënë dy tërmete dhe nuk kemi pasur asnjë lloj dëmtimi”

“Gjatë tërmetit që ra me 26 Nëntor nuk kishim në banesë këto lloj dëmesh”, shprehen banorët e pallatit.

Siç tregojnë pamjet, çarjet në mure arrijnë në disa centimetra, ndërsa banorët dëshmojnë se ata vijojnë të thellohen.

Në këtë pallat jetojnë 10 familje që thonë se ndjehen të kërcënuar. Durrësi ishte bashkia më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe dëmtoi mijëra ndërtesa.

Exit mobile version