Hetimi për fshehjen e pasurisë nga Ervin Bushati, PD denoncon me video: Ngjan me Ramën dhe Veliajn. SPAK të mos zvarrisë hetimet

Partia Demokratike kërkon që SPAK të mos vonojë hetimin ndaj drejtuesit të fushatës së PS dhe deputetin Ervin Bushati.

Në denoncimin e PD thuhet se, Bushati ka fshehur 7 pasuri në Tiranë, Kavajë, Sarandë etj.

Deklarata e PD

Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj. Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe fallsifikimit të dokumentave për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.

SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë! Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve. 👇

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/375980936981372