Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të Bashkisë Kavajë pas rënies së komunizmit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dërguar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të parë të Bashkisë Kavajë pas rënies së komunizmit, Selim Veizi.

“Me hidhërim mësova për ndarjen nga jeta të z. Selim Veizi, kryetari i parë i Bashkisë Kavajë pas rrëzimit të komunizmit. Ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij për këtë humbje të madhe. Mirënjohje e e pashlyeshme për kontributin e tij për Kavajën.U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.

44