Personat me Aftësi të Kufizuara: Për ne do të ishte shumë mirë paketa që i propozoi Basha Qeverisë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim me anëtarë të shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara. Basha gjatë bisedës dëgjoi problematikat me të cilat përballen këta persona në kushtet e pandemisë së COVID-19.

“Situata për ju ka qenë një makth i vërtetë edhe para nisjes së pandemisë. Ka qenë e tillë sepse ka reflektuar në situatën e përgjithshme të shoqërisë e cila është zhytur në depresionin ekonomik dhe në pamundësi financiare”, tha Basha.

Përfaqësuesit e PAK, treguan gjendjen e vështirë të kësaj pjese të shoqërisë që në këtë përballje të vështirë nuk kanë marrë asnjë mbështetje. Ata iu drejtuan Bashës se, për ne do ishte shumë mirë ajo paketa që ju ia propozuar qeverisë.

“Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike.

Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar”, – u shpreh Mark Zefi, Shoqata e Invalidëve të Punës.

Kurse Mirela Juka nga fondacioni “Doën Sindrom Albania” tregoi sot në takimin me Kryetarin e PD, Lulzim Basha, problemet e rëndë që po përjetojnë personat em këtë sindromë dhe familjet e tyre në kushtet e pandemisë dhe të papunësisë.

Juka tha se, kjo kategori ndjehet e diskriminuar duke mos u përfshirë në paketat e ndihmës.

“Po nis nga fillimi duke qenë se ne si organizatë që ofrojmë shërbime sociale menduam që të kishim dhe ne një paketë mbështetje në momentin që kaluam në “lockdoën”.

Kjo nuk ndodhi dhe biles patëm një diskriminim në publik duke thënë që donatorët vazhdojnë dhe i mbështesin organizatat dhe kjo nuk ishte e vërtetë nuk kishte një studim për këtë dhe u bë një paragjykim si të thuash gjithë organizatat u vendos që të mos ishin pjesë e paketave. Fëmijët që nuk marrin shërbime është një dëmtim i shoqërisë si ekonomike si sociale dhe është problem shumë i madh në të ardhmen. Një problem tjetër që pamë në këtë periudhë ishin problem psikologjike stresi dhe të gjitha në familje”, u shpreh zonja Juka.

1 25

3 19