Krim ndaj qytetarëve në Gjirokastër

Nga Tritan Shehu

Duke u bazuar ne gjendjen epidemiologjike tejet te rrezikeshme te Gjirokastres e Qarkut une:

1-Akuzoj Kryeministrin, deputet e pushtetaret per “Krim ndaj qytetareve” te atij qyteti e qarku nepermejt aktivitetit te dates 24-25 tetor “Retro” dhe mbas tij, qe duke grumbulluar ne kundershtim me te gjitha rregullat epidemiologjike ne menyre masive njerrez te ardhur nga Tirana, rrethe te tjera e te atyshem, shperthyen nje “bombe biologjike” me pasoja shume te renda tashme.

—Gjrokastra e vogel renditet e dyta ne Republike mbas Tiranes per nga numri i te infektuareve nga te dhenat zyrtare te bazuara mbi nje numer mizerabel testimesh te djeshme, ndersa pak jave me pare ishte relativisht e qete.

—Nga spitali i Gjirokastres ne 48 oret e fundit jane derguar me autoambulanca drejt Tiranes per tu shtruar ne spitalet Covid 10 paciente, pa llogaritur ata qe ne menyra individuale kane udhetuar drejt kryeqytetit e jane vendosur privatisht aty, per te kerkuar me tej ndihme urgjente e shtrim.

2-Kerkoj shpalljen e Gjirokastres e atij Qarku “Zone e rrezikut te vecante” me nje strategji impenjimi per ate te struturave qendrore shendetesore, hetimore e trajtuese, ne keto kushte tejet te rrezikeshmeme per shendetin e jeten e qytetareve duke arritur ne:

—Se paku 20 fishimin e numrit te testeve PCR gratis aty per qytetaret.

—Testimin e plote te personelit shendetesor ne Qark.

—Testimin e plote te personeli aresimor aty e depistim te nxenesve.

—Depistim urgjent imunologjik te te gjithe banoreve te Qarkut.

—Sigurimin menjehere ne qark te medikamenteve, burimeve te oksigjenit, diagnostikes per te semuret ambulatore me te gjithe shpenzimet gratis per ato.

—Venien ne eficience te Spitalit te Gjirokastres si Covid me kapacitetet e tij e plotesimet e domosdoshme ne pajisje, medikamente e personel.

Kerkoj gjithashtu fillimin e nje procesi te plote hetimi nga Prokuroria per “Krim ndaj Njeriut”!