Ballina Sport Dybala i thotë ‘jo’ Juves për rinovimin e kontratës

Dybala i thotë ‘jo’ Juves për rinovimin e kontratës

Shanset që Paulo Dybala të qëndrojë te Juventusi për një kohë të gjatë sa vinë e pakësohen.

Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë ngecur prej kohësh dhe gjasat që argjentinasi të zgjasë bashkëpunimin me bardhezinjtë janë thuajse minimale, sidomos duke patur parasysh kërkesat e larta ekonomike të Dybalas dhe krizën ekonomike në të cilën është përfshirë klubet për shkak të pandemisë.

StadioSport raporton se Dybala mund të bashkohet me trajnerin argjentinas, Diego Simeone, tek Atletico Madrid.

Spanjollët e kanë gati formulën e transferimit, teksa do të ofrojnë para dhe kartonin e Alvaro Morata.

Media italiane shkruan se Atletico Madrid do të ofrojë 35 milion euro, ndërkohë që Juventusi nuk do të paguajë 35 milion eurot e tjera për transferimin përfundimtar të sulmuesit spanjoll.

Një operacion që kap shifrën e 70 milion eurove, që duhet parë nëse i kënaq bardhezinjtë, të cilët vetëm para një viti synonin të arkëtonin më shumë se 120 milionë euro nga shitja e Dybalas. Kontrata aktuale e djaloshit të lindur në Laguna Larga me Juventusin skadon në verën e 2022-it.

Exit mobile version