Ballina Aktualitet Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit dhe diplomatit, Valter...

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit dhe diplomatit, Valter Gjoni

Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes për ndarjen nga jeta të artistit dhe diplomatit, Valter Gjoni.

“Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Valter Gjonit, artistit, diplomatit dhe qytetarit model të Tiranës së cilës i shërbeu me përkushtimin dhe mirësinë që shoqëroi çdo ditë të jetës së tij. Dhimbjes së familjes dhe miqve të tij i bashkohem me ngushëllimet dhe lutjet e mija që shpirti i tij të prehet në paqe.

Nderim dhe mirënjohje të thellë për kontributin dhe trashëgiminë e pashlyeshme që Valter Gjoni i la bujarisht kryeqytetit dhe kulturës sonë”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

Exit mobile version