Ballina Bota & Rajoni Vogëlushi 5-vjeçar i shkruan kryeministrit: Të paktën mos blloko babagjyshin…

Vogëlushi 5-vjeçar i shkruan kryeministrit: Të paktën mos blloko babagjyshin…

Kryeministri italian Giuseppe Conte u ka dërguar një letër fëmijëve ku u thotë se babagjyshi i Krishtlindjeve nuk do të mungojë edhe pse në kohë pandemie. Kjo erdhi pas lutje së një vogëlushi, për fatin e Babagjyshit të Krishtlindjeve në këto kohë bllokimesh.

Mediat italiane shkruajnë se një 5-vjeçar, i quajtur Tommaso, i kishte nisur një letër shefit të ekzekutivit, që të mos e bllokonte “Babbo Natale-n”.

“Santa Claus më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë. Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon.

Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”, shkruan Conte.

 

Exit mobile version