Ballina Aktualitet U arrestua për 1.4 milion dollarë abuzime, lirohet ish-drejtori i OST

U arrestua për 1.4 milion dollarë abuzime, lirohet ish-drejtori i OST

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kreun e AKBN-së, Klodian Gradecin. Mësohet se Apeli ka vendosur të ndryshoje masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Ish-kreu i AKBN-së u arrestua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, i porsa kthyer nga Turqia, ku ishte arratisur para se të mbahej aksioni policor për arrestimin e 6 zyrtarëve të tjerë të AKBN-së, gjithashtu të akuzuar për shpërdorim detyre.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë shkaktuar  shtetit dëm në vlerën e 2 milionë dollarëve, sipas Prokurorisë.

Gradeci u arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Gradeci kërkoi nga gjykata një masë më të bute sigurie, nën argumentin se ishte sëmurë, por gjykata nuk e mori parasysh.

Kujtojmë se Klodian Gradeci dha dorëheqjen nga OST pas skandalit me DH Albania, një kompani fantazmë e cila fitoi tenderin prej 12 milionë eurosh për linjën e transmetimit të energjisë Burrel-Peshkopi.

Theksojmë këtu se e njëjta kompani falsifikoi dokumentet si e regjistruar në shtetin Delaëare në Shtetet e Bashkuara dhe fitoi tenderin 20 milionë euro të Unazës së Madhe, gjë që çoi vetëm në hetimin e një personi të dorës së dytë, edhe pse dyshimet ishin se pas kësaj megaafere të qendronte kompania Gener 2 në pronësi të biznesmenit Bashkim Ulaj.

Pasi skandali mori përmasa të mëdha asokohe, Gradeci u largua nga detyra që mbante, dhe vetëm pak kohë më pas iu besua një tjetër detyrë të rëndësishme, në krye të AKBN. Një vit më pas ai u shpall person në kërkim për një tjetër skandal në zyrën e radhës të shtetit, për t’u arrestuar disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit.

Exit mobile version