Tension te Infektivi gjatë takimit me drejtorin e OBSH, mjeku tenton të largohet, Manastirliu nxjerr videon pa zë

Teksa është duke u zhvilluar një takim me regji mes drejtorit të OBSH-së për Europën Hans Kluge dhe mjekëve të spitalit Infektiv, një moment tensioni duket të jetë shënuar në prapaskenë.

Ka qenë mjeku Dhimitër Kraja, ai që në një moment duket të ketë qenë i pëkënaqur me diçka në organizimin e takimit, dhe ka tentuar që të largohet prej aty.

Por një nga anëtaret e tjera të stafit në spitalin Infektiv ka bërë gjithçka që ta mbante aty Krajën, i cili më në fund bindet dhe vendoset në vijën e dytë, teksa Kluge dhe Manastirliu mbajnë fjalën e tyre.

Duke qenë se mediat nuk lejoheshin që të ndiqnin konferencën, dhe gjithçka transmetohej pa zë në Facebookun e Manastirliut, do ta kemi të vështirë të kuptojmë më shumë se çfarë e ka mërzitur mjekun Kraja.

Ky i fundit iu rikthye spitalit Infektiv, që në nisje të pandemisë në muajin Mars, pasi kishte dalë në pension prej disa vitesh.

Vetë Kraja gjatë kthimit në detyrë arriti të mposhte dhe Covid 19, duke qendruart stoik deri në fund në shërbimin ndaj pacientëve, ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe ka zgjedhur që të qendrojë larg mediave, ndryshe nga disa prej kolegëve të tij, që çdo ditë i shohim në ekrat e TV, duke mbrojtur hera-herës dhe të pambrojtshmen./ FaxNews