Berisha dënon deklaratën e luftës nga Millosheviç: U bëj thirrje shqiptarëve në Kosovë dhe kudo të përgatiten…

Nga Sali BERISHA

Te dashur miq, sot ne nje takim me ambasadoret e fuqive te medha, ish gebelsi i Millosheviçit dhe miku i ngushte i Zografit Bis, presidenti serbomadh Aleksander Vuçiç kercenoi me lufte Kosoven dhe e krahasoi ate me Krahinen e Nagorni Karabak.

Me kete deklarate ai faktoi para shqiptareve dhe botes se nuk eshte gje tjeter veçse nje Millosheviç i ri, i cili nuk ka hequr dore nga projekti i Serbise se Madhe. Ai tani, pasi i deshtoi loja me argate shqipfoles te Begradit ne Tirane dhe Prishtine me trojken famezeze Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi, kercenon se do te ndeze nje lufte te re ballkanike ne emer te serbomadhise.

Kjo deklarate deshmon si drita e diellit se Alaksander Vuçiç, miku i ngushte Edvin Kristaq Zografit eshte rrezik madhor per paqen dhe po aq armik sa Sllobodan Millosheviç kasapi i Ballkanit, per shqiptaret, kroatet, malazezet e boshnjaket.

Duke denuar me ashpersine me te madhe deklaraten e luftes te ish geobelsit te Millosheviçit apo Sllobodanit te ri, iu bej thirrje shqiptareve ne Kosove dhe kudo qe jane te pergatiten me te gjitha masat e domosdoshme per t’i dhene mesimin final ketij aventurieri luftenxites qe do ta mbylle si idhulli i tij shpirteor karrieren e tij kriminale politike. sb