Rama publikon pamje nga spitali Covid-4, mjeku: Një shtrat modern me monitorë është kot pa mjekun reanimator!

Bravo z. Kryeministër!
Sot unë, por edhe shumë shqiptarë jemi impresionuar nga pamjet spektakolare të superspitalit modern “Kristal”, apo ndryshe Covid-4!
Eshtë spitali i ëndrrave të çdo profesionisti e mbi të gjitha të çdo shqiptari!
Kush nuk do të donte të trajtonte aty familjarët e tij!?
Cili mjek nuk do të donte të punonte ne ato kushte?!
Bravo z.Kryeministër, ju jeni tejet i zoti deri këtu, (tek filmat)!
Ti besoj se nuk e di që nuk ka shqiptar që nuk është ballafaquar me realitetin e shërbimit spitalor në Shqipëri, prandaj ti ngul këmbë në pikat e tua më të forta; propagandën dhe arrogancën!
Propagandë për të na mbushur mendjen se luga e zbrazët jo vetëm është prej floriri, por është dhe plot me mjaltë, arrogancë duke shpërfillur specialistët kritikë, të cilët nuk po bëhen dot “rrypa” të transmisionit të propagandës tënde bajate!
Spitali “Kristal” qenka gati, dhe unë përplasa duart, për pak brohorita për filmin e bukur, por mendja më shkoi tek personeli mjekësor shtesë që ka specializim apo trajnim për të shërbyer aty
Në fakt të gjithë ngecim këtu, jo vetëm unë që jam mjek, sepse gjithkush e di mirë se një shtrat modern me respirator e monitorë është kot, por krejt kot ama, pa mjekun reanimator!
Franca, Gjermania, Italia e mbarë bota filluan që në muajin mars të trajnonin mjekë për kujdesin intensiv, ndërsa ne jemi me shpresë të na vijnë nga Kina!
Gjithsesi suksese për filmin e radhës, unë ndoshta jam një smirxhi, por jam për syrin e keq!
(Pa) respekt,
Ilir Allkja, mjek.