Ballina Politikë “Me plehrat në krah”, reagon PD: Rama ka tradhëtuar socialistët, të cilët...

“Me plehrat në krah”, reagon PD: Rama ka tradhëtuar socialistët, të cilët nuk do ta votojnë me 25 prill

Një orë fjalim përsëriti të njëjtat gënjeshtra, duke u shfaqur edhe njëherë si një Kryeministër i lodhur, i vjetëruar, pa ide dhe pa bilanc. Mjafton të dëgjosh Edi Ramën për të kuptuar se në 8 vite pushtet si Kryeministër dhe 23 vjet në politikë nuk i ofroi asgjë shqiptarëve, asnjë ide, asnjë premtim i mbajtur, asnjë zhvillim.

Socialistëve u ofron PËR DEPUTETË trafikantë droge, trafikantë vajzash, vrasës, hajdutë; PËR MINISTRA u nxjerr disa të korruptuar, klientë të vetët, shoqet e gruas, burrat e ish-grave të veta e plot anonimë të tjerë personalë që nuk dinë ku bie dera e PS; PËR DREJTORË u çon një çetë hajdutësh e injorantësh.

Që kur ka ardhur në pushtet, ka zbatuar këtë model fyes për socialistët, duke mos i përfshirë kurrë ato në vendimmarrjen e partisë së tyre. Kjo është arsyeja pse socialistët, si qindra e mijëra shqiptarë të tjerë të të gjitha bindjeve politike, nuk do ta votojnë Edi Ramën.

Socialistët nuk janë dele që një mashtrues dhe besëprerë si Edi Rama t’i marrë ata zvarrë, duke i sakrifikuar që ai me bandën e vet të hajdutëve të mbushin xhepat.

Socialistët e ndershëm e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit, prandaj më 25 Prill do ta refuzojnë masivisht modelin e Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.

Exit mobile version