“Ka urdhëruar shefi që të mos hamë bukë”, qytetari shpërthen ndaj Veliajt pasi gjobitet nga policët bashkiakë

Ndërkohë që vështirësitë ekonomike në këto kohë pandemie i kanë kthyer familjet shqiptare në fushë-beteja mbijetese, në kryeqytetin e drejtuar nga Erion Veliaj, policia bashkiake në mënyrën më të egër vazhdon të sulmojë dhe gjobit varfanjakët që nxjerrin bukën e gojës si shitës çikërrimash apo produktesh të kopshtin ambulantë.

Në videon e mëposhtme të publikuar nga TTV, duken policët e `Lali Erit` se si përzënë një të moshuar që shet bri një trotuari çikërrima industriale, për të nxjerrë bukën e gojës.

Por nuk mjafton kjo, edhe e gjobisin.

I moshuar i dëshpëruar përpiqet që `t’i justifikojë` duke thënë se, “ka dhënë urdhër shefi, që të mos hanë bukë njerëzit…”.