Infektohet me Covid-19, ish-kryeprokurori niset me urgjencë drejt Turqisë

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla raportohet se është nisur me urgjencë për në Turqi për të marrë trajtim të specializuar, pas infektimit me koronavirus.

Prej disa ditësh, ai vuante nga sëmundja dhe ishte shtruar në një nga spitalet Covid të vendit tonë, raporton “Fax Web”.

“Ditën e djeshme, gjendja është përkeqësuar dhe u vendos që të nisej drejt Turqisë për të vijuar atje trajtimin. Pas largimit nga posti i prokurorit, Llalla ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe të tërhiqet nga jeta publike”, raporton e njëjta media.