Ballina Aktualitet FRPD Shkodër në krye të misionit për largimin e Ramës: “Vrau shpresën...

FRPD Shkodër në krye të misionit për largimin e Ramës: “Vrau shpresën dhe zbrazi vendin”

Rreth 200 të rinjtë të FRPD Shkodër organizuan ditën e sotme një takim mbi degradimin që i ka ardhur vendit nga keq qeverisja e Ramës, gati 8 vitet e fundit.
 
‘Humbja e shpresës për të parë të ardhmen në këtë vend, pamundësia për arsimimin e duhur, me papunësinë si opsionin kryesor na bëjnë të kuptojmë se është koha që të bëhemi bashkë për të ndryshuar këtë situatë’, shkruan kryetari i FRPD SHkodër Arvit Bushati.
 

Postim i plotë i Arvit Bushatit

TE RINJTE E SHKODRES, NE KRYE TE MISIONIT PER LARGIMIN E EDI RAMES!
 

Ne të rinjtë jemi ata që po e përjetojmë fort degradimin, që i ka ardhur vendit nga keq qeverisja e gati 8 viteve të fundit.

Humbja e shpresës për të parë të ardhmen në këtë vend, pamundësia për arsimimin e duhur, me papunësinë si opsionin kryesor na bëjnë të kuptojmë se është koha që të bëhemi bashkë për të ndryshuar këtë situatë.

Këto janë ndjesitë që u përcollën në takimin e sotëm me rreth 200 të rinj të Shkodrës.

Të rinj që e përjetojnë në vetë të parë pafuqinë e prindërve të tyre, për t’u dhënë jetesën që meritojnë dhe që po përballen prej më shumë se 8 muajsh edhe me vështirësitë shëndetësore dhe financiare që u ka sjellë Covid-19, në kushtet kur shteti i ka braktisur, njëlloj si qytetarë të tjerë në mbarë vendin.

Falenderim e mirënjohje secilit pjesëmarrës, të rinj të motivuar e energjikë, që folen hapur dhe ishin të qartë, se përgjegjësi i kësaj situate Edi Rama duhet të largohet më 25 Prill. Kryeministri i koncesioneve e tenderave korruptivë, që zgjedh të përfaqësohet me persona të inkriminuar e analfabetë funksionalë, që stis parti opozitare për karrigën e vet, nuk do ketë asnjë shans përballë të rinjve.

Si në 1990-ën me Partinë Demokratike, ne të rinjtë kemi detyrimin dhe misionin që t’i kthejmë vendit shpresën, që të ketë mundësi reale këtu për ne, që prindërit tanë të mos mbeten vetëm me fëmijë në emigracion, por të gjithë bashkë të largojmë këtë kryeministër, që i bëri dëmin më të madh qytetarëve të vet: u vrau shpresën dhe e zbrazi vendin! #Fuqiaetërinjve #25Prill#PD??

Exit mobile version