Foto/ Çfarë po ndodh te Infektivi, dhjetëra pacientë me Covid-19 presin në ambulanca

Situata me pandeminë vijon të jetë shqetësuese. Fotot më poshtë, të realizuara nga agjencia LSA, tregojnë autoambulancat që presin me pacientë brenda para godinës së Spitalit Infekiv.

Për shkak se shtretërit në këtë spital janë të zënë, pacientët qëndrojnë në pritje duke marrë mjekimin shëndetësor në makinat e urgjencës.

Kryeministri thotë se situata është nën kontroll dhe ka shtretër të lirë, por në foto shihen të paktën 8 ambulanca me pacientë që presin radhën.

Në sqarimet publike thuhet se pacientët presin në ambulanca për të vlerësuar nëse janv për hospitalizim ose jo, pra me pak fjalë kryhet tranazhimi i tyre. Por nga pamjet e mëposhtme situata duket e frikshme.