Basha: Mbi 75 mijë diabetikët, më të rrezikuarit nga COVID-19, dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli

Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Asnjë plan, asnjë masë reale. Braktisja e plotë e mbi 75 mijë diabetikëve, ndër më të rrezikuarit nga COVID-19, është dëshmi tjetër e daljes së situatës nga kontrolli.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Diabetikëve konfirmuan shqetësimet e thella që kemi ngritur prej javësh. Sistemi shëndetësor është në kolaps. Spitalet janë jashtë funksionit.

Nëse Rama do të zbatonte planin tonë me 5 pika, nuk do të ishim sot këtu. Edhe sa familje shqiptare duhet të humbin të dashurit e tyre, që kryeministri të bëjë detyrën? Së bashku do ta mposhtim të keqen, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellin një shpresë të re për vendin.

2 22

1 24