A ka efekte anësore? Flasin vullnetarët që u injektuan me vaksinën e re anti-Covid

Vullnetarët që kanë marrë vaksinë e koronavirusit të prodhuar nga Pfizer kanë thënë se efektet e saj anësore janë të ngjashme me gjendjen e drobitur që vjen pas konsumit të ekzagjeruar të alkoolit.
Raporti mbi efektet anësore të vaksinës që deri tani rezulton e sigurtë, vjen disa ditë pasi Pfizer dhe partnerët e saj gjermanë BioNTech njoftuan se efektiviteti parandalues i injeksionit është deri në 90 përqind dhe se porositë shtetërore kanë nisur tashmë për blerjen e saj.
Gjatë testimeve, rreth 43,500 vullnetarë nga gjashtë shtete morën injeksionin, pa u treguar nëse ishin injektuar me vaksinën apo më nje ‘placebo’, duke iu referuar injeksionit të paefektshëm që jepet për të studiuar efekte të mundshme psikologjike.
44 vjecari Glenn Deshields, nga Austin, Texas, tha se efektet e vaksinës ishin të ngjashme me “një gjendje të rëndë si ajo pas konsumit të alkoolit,” por që largohej pas pak kohësh.

Prodhuesit thonin se Deshields kishte krijuar anti-trupa pasi mori 2 injeksionet e vaksinës se vertete.

Ndërsa një grua 45-vjeçare nga Missouri tha se kishte pasur ethe, dhimbje trupore pas injeksionit të parë, dhe të tjera efekte të ngjashme me gripin, madje edhe më të rënda pas injeksionit të dytë.

Në një deklaratë mbi efektivitetin e vaksinës, kreu i Pfizer, Dr Albert Bourla, tha: “Sot është një ditë e madhe për shkencën. Rezultatet e para të testimeve provojnë aftësinë e saj për të parandaluar Covid-19.”