Ballina Sport Maqedonia e Veriut për herë të parë në Kampionatin Europian

Maqedonia e Veriut për herë të parë në Kampionatin Europian

Maqedonia e Veriut për herë të parë do të marrë pjesë në një kompeticion të rëndësishëm për përfaqësueset kombëtare. Pas fitores 0-1 ndaj Gjeorgjisë në Ligën e Kombeve, Maqedonia e Veriut tashmë do të jetë automatikisht pjesë e grupeve të EURO 2021.

Goli është realizuar pikërisht nga ‘legjendari’ Goran Pandev i cili është dhe kapiteni i përfaqësueses dhe e kishte ëndërr të kualifikonte një herë Maqedoninë e Veriut në Europian ose Botëror. Maqedonasit mposhtën me rezultatin e ngushtë 0-1 në transfertë Gjeorgjinë teksa më parë kishin mundur edhe Kosovën 2-1 në Shkup.

Tashmë ata do e kenë shansin të jenë në Euro 2021 teksa në përfaqësuesen maqedonase luajnë edhe disa shqiptarë të cilët kanë kontribuar në kualifikimin e Maqedonisë së Veriut si Visar Musliu, Egzon Bejtulai, Arijan Ademi apo Ezgjan Alioski.

Exit mobile version