Ballina Aktualitet Vokshi: Rama jep 36 milionë euro për Teatër me kulla, asnjë qindarkë...

Vokshi: Rama jep 36 milionë euro për Teatër me kulla, asnjë qindarkë për mbrojtjen e mësuesve

Këto ditë tre mësues të tjerë humbën jetën nga COVID 19, por qeveria nuk po merr asnjë masë për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.

Deri tani, 8 mësues janë ndarë nga jeta për shkak të COVID, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria.

Kryeministri në ikje që jep dhjetëra miliona euro për një projekt korrupsioni, si Teatri me kulla, nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm.

36 milionë euro që kanë ndërmend të zhvasin për projektin e ri të #teatrit me #kulla, do të stërmjaftonin:
– për testime masive periodike për mësuesit;
– për maska e dezinfektantë për mësues e nxënës;
– për infrastrukturë shkollore me standarte me kushte të përshtatshme higjeno sanitare, me ujë të rrjedhshëm;
– për plarforma për mësimin në distancë;
– për tableta e internet falas për cdo mësues e nxenës;
– për mbulimin e shpenzimeve për kurim për mësuesit;
– shpërblim dinjitoz për punën e tyre me aq përkushtim edhe në kushtet aq të vështira të pandemisë së COVID19.

Lutjet e përditshme të mësuesve të braktisur, të keqtrajtuar e të shfrytëzuar kanë rënë në vesh të shurdhër. Çdo orë, ata janë në rrezik për shëndetin e jetën e tyre. Ka një përgjegjës që shkollat janë kthyer një ndër vatrat më të rrezikshme per perhapjen e infeksionit. Ai e ka emrin Edi Rama!

Exit mobile version