Ballina Politikë Basha: Nuk bën testime, por jep lek për inceneratorë! Përgjigjja ka ardhur...

Basha: Nuk bën testime, por jep lek për inceneratorë! Përgjigjja ka ardhur pas dy javësh, pacienti kishte vdekur…

Lulzim Basha: Testimet janë më të ulëtat në Europë. Kjo është përgjegjësi e qeverisë. Duke qenë se testimet janë më të ulëta numri i ditëve nga momenti që mjeku e referon për testim personin e dyshuar të infektuar me COVID, derisa merr përgjigjen është shumë i madh. 7, 8, 9 edhe dy javë, ka ardhur përgjigja kur ka vdekur pacienti. Mediat tuaja e kanë publikuar, ky grup mediash i ka publikuar.

Përgjigja ka ardhur pas dy javësh, pacienti kishte vdekur apo disa raste fatlume ishte shëruar nga COVID-i. Duke bërë të mundur që testimet të bëhen në një kohë më të shkurtër duke blerë pra testime duke bërë më shumë testime, qeveria mundëson që infeksioni mos të përhapet kaq shpejt. Ja pra ku e ke përgjegjësin e qeveris.

Duke i mbajtur testimet e ulëtat, duke mos blerë tampon, duke mos shpenzuar paratë e taksave të shqiptarëve për hapin e parë që janë tamponët por duke vazhduar dhe në kohë pandemia për të paguar për inceneratorët e plehrave apo të tjera koncesione korruptive përgjegjësia e parë e qeveris është që ka shërbyer në këtë mënyrë me këtë neglizhencë në shpërhapjen e infeksionit.

Exit mobile version