Basha publikon videon: Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve! Faktet flasin vetë! Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha shkruan në një postim në Facebook se, Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë. Basha ka publikuar një video me ato çfarë deklarojnë qytetarët.

“Ja çfarë thonë familjarët e të sëmurëve. Faktet flasin vetë dhe tregojnë të vërtetën ashtu siç është. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama e humbi kontrollin ndaj pandemisë dhe po shkatërron jetët dhe shëndetin e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.