Ballina Kryesore Mjeku Gjata: Të vdekurit po shtohen dita-ditës, të infektuarit dhjetra herë më...

Mjeku Gjata: Të vdekurit po shtohen dita-ditës, të infektuarit dhjetra herë më shumë se raportohet

Gjithnjë është thënë që shifrat e pandemisë janë shumë më të larta se sa raportohet nga autoritetet. Arsyet janë të shumta, që nga kapacitetet e ulta të aftësive për të kryer testime, deri te tendenca për të mos përhapur panik dhe për të shitur si sukses menaxhimin e pandemisë.

Por tashmë që të vdekurit po shtohen dita-ditës, autoritetet e pranojnë publikisht se shifrat reale janë shumë herë më të larta se sa raportohet. Kryetari i Task-Forcës antiCovid, Arben Gjata thotë se të infektuarit dhe të sëmurët janë dhjetëra herë më shumë.

“Duke nisur nga fakti që disa kanë frikë të kryejnë tampon, disa kryejnë vetëm skaner pulmoni dhe disa të tjerë nuk tregojnë se janë të infektuar. Nisur edhe nga raportimet ndërkombëtare, numri i të infektuarve dhe të sëmurëve është dhjetëfish më shumë se ato që raportohen” ka thënë Gjata në një intervistë për TvKlan.

I pyetur se sa do ndikojë orari i mbylljes prej orës 22:00, Gjata thotë: “Nëse do ishte për mendimin tim personal, unë do isha për mbyllje për një orar më herët, por vendimi u mor nga Komiteti Teknik, i cili është i përbërë nga ekspertë dhe që kanë dalë në konkluzion në bazë të të dhënave që kanë në terren”.

Exit mobile version