Mjeku i njohur reagon për vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19: Shijoni opiumin mediatik

Kryeministri Edi Rama u përpoq sot të justifikonte vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19 në dy spitalet Covid1 dhe Covid2, si një fenomen që ka ndodhur në çdo vend tjetër të Botës. Rama u shpreh se jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, Itali, apo vende të tjera kanë ndodhur vetëvrasje të pacientëve dhe personelit mjekësor.

Linja e Kryeministrit është ndjekur edhe nga televizioni kombëtar TCH, i cili në kronikat e tij, ka argumentuar vetëvrasjet e pacientëve me Covid-19 si një fenomen që ka ndodhur në shumë vende.

Por, mjeku i njohur, Gëzim Xhepa, ka reaguar me zemërim pas këtij lajmi.

“Sapo në Top Channel na informuan se vetëvrasjet nga COVID janë fenomen botëror…!

Mbase për to do bëhen dhe filma në Hollywood…! Mos u shqetësoni miq për vetëvrasjet në Shqipëri…!

Shijoni opiumin mediatik…!” shkruan ai.